WELCOME

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
WELCOME

www.tonyy.albanianforum.net


    TEKNOLOGJIA e fuqishme e sateliteve spiun!!!

    BULi-x
    BULi-x
    WebMaster
    WebMaster


    Numri i postimeve : 820
    Registration date : 03/05/2007

    TEKNOLOGJIA e fuqishme e sateliteve spiun!!! Empty TEKNOLOGJIA e fuqishme e sateliteve spiun!!!

    Mesazh nga BULi-x Tue Sep 18, 2007 7:39 pm

    TEKNOLOGJIA e fuqishme e sateliteve spiun!!! 1_304921

    Administrata e presidentit Bush po planifikon t’u japė agjencive qė kujdesen pėr zbatimin e ligjit mė shumė mundėsi qė tė pėrdorin teknologjinė e fuqishme tė statelitėve spiunė. Departamenti i Sigurisė Kombėtare njofton se kėta satelitė do tė pėrdoren pėr tė forcuar sigurimin e kufijve dhe pėr tė ndihmuar ekipet e shpėtimit t’u pėrgjigjen fatkeqėsive natyrore. Por disa ligjvėnės dhe grupe pėr liritė civile thonė se ky program mund tė cėnojė lirinė personale tė amerikanėve.
    Shtetet e Bashkuara pėr disa dekada kanė pėrdorur satelitė spiunė pėr tė vėzhguar zonat e turbullta nė vende tė tjera. Gjatė luftės sė ftohtė, kėta satelitė u pėrdorėn pėr tė fotografuar lėvizjen e tankeve sovjetike.
    Teknologjia e vėzhgimit me satelit ka pėrparuar shumė qė nga ajo kohė. Tani, Departamenti i Sigurisė Kombėtare ka nė plan tė zbatojė njė program tė ri qė do t’a shtrinte pėrdorimin e satelitėve me bazė nė hapėsirė pėr fotografimin e imazheve edhe brenda vendit.
    Ēarles Allen, zyrtari i lartė i kundėrzbulimit pėr departamentin e sigurisė kombėtare, i tha kohėt e fundit njė komisioni tė Kongresit se programi do tė ndihmojė qė vendi t’u pėrgjigjet njė sėrė kėrcėnimeve si nga terrorizmi, imigrimi i paligjshėm e fatkeqėsitė natyrore.
    “Nėn tė gjitha kėto kushte, veēanėrisht nė mjedisin me pasiguri nė rritje tė sigurisė kombėtare, ku ne ndeshemi me kėrcėnim tė madh, ėshtė thelbėsore qė qeveria jonė pėrdorė tė gjitha aftėsistė pėr tė siguruar mbrojtjen dhe mirėqėnien e shtetasve tė saj.”
    Por disa ligjvėnės argumentojnė se shtetasve do t’u kėrcėnohen liritė civile nėse administrata e presidentit Bush zbaton me planin pėr tė pėrdorur satelitėt spiunė nga hapėsira pėr tė detyruar zbatimin e ligjit.
    Ligjvėnėsja demokrate Jane Harman bėri thirrje pėr pezullimin e kėtij programi derisa zyrtarėt e Departamentit tė Sigurisė Kombėtare tė japin mė shumė informacione rreth kornizės ligjore tė tij.
    Ajo qė mė shqetėson ėshtė se edhe nėse ky program ėshtė hartuar mirė dhe zbatohet me kujdes nga ju, dhe unė besoj se ju kėshtu do tė veproni, megjithatė shqetėsohem se ē’mund tė ndodhė nėse dikush diku gjetkė nė administratė e pėrdor programin pėr qėllime tė tjera”.
    Ligjvėnėsja Harman thotė se pėrdorimi i satelitėve tė tillė pėr informata brenda vendit mund tė shkelė njė ligj qė ndalon ushtrinė amerikane tė angazhohet pėr tė detyruar zbatimin e ligjit brenda Shteteve tė Bashkuara. Tradicionalisht, satelitėt spiunė zotėrohen dhe pėrdoren nga Departamenti i Mbrojtjes. Pajisjet e tyre me ndjeshmėri tė lartė janė nė gjendje tė vėshgojnė nga hapėsira pėrtej reve e madje pėrtej mureve tė ndėrtesave.Ligjvėnėsi republikan Paul Broun shprehu shqetėsim se kėtij programi i mungojnė masat mbrojtėse ndaj shpėrdorimit.
    “Besoj se ēdo person nė kėtė komision dėshiron tė bindet se ky vend do tė qėndrojė i sigurt e i mbrojtur. Por unė pėr vete nuk dua tė heq dorė nga liritė e mia, nga mbrojtja qė mė jep kushtetuta, nga tė drejtat e dhėna nga Zoti, dhe t’ia jap ato agjencisė tuaj ose ndonjė tjetre”.
    Para komisionit tė kongresit mbi Sigurinė Kombėtare, dhe grupet pėr tė drejtat civile u shprehėn kundėr programit tė vėzhgimit satelitor.
    Barry Steinhardt ėshtė kryetar i programit tė teknologjisė dhe lirisė pranė Bashkimit Amerikan pėr tė Drejtat Civile.
    Pėrdorimi i satelitėve spiunė nga qeveria pėr tė vėzhguar shtetasit e vet, mė lejoni tė theksoj se ky ėshtė pėr vėzhgimin e popullit amkerikan, jo pėr vėzhgimin e motit, jo pėr vėzhgimin e infrastrukturės sė vendit, urat apo rrugėt, por janė njerėzit qė vėzhgohen – kjo pėrbėn njė hap shqetėsues pėrpara drejt njė shoqėrie nėn vėzhgim”.
    Programi ri do tė drejtohet nga Ēarles Allen. Ai thotė se imazhet e marra me satelit nga hapėsira janė pėrdorur prej dhjetra vjetėsh pėr qėllime shkencore e klimatike. Ai thotė se kjo teknologji do tė pėrdoret me shumė kujdes dhe nuk do tė depėrtojė shtėpitė e banimit.
    “Kėto sisteme nuk do tė drejtohen ndaj individėve, sepse sisteme tė tilla nuk janė tė afta pėr ta kryer atė nga hapėsira”.
    Njė zyrė e re pranė departamentit tė Sigurisė Kombėtare do t’i shqyrtojė kėrkesat nga agjencitė civile pėr tė pėrdorur satelitėt spiunė. Programi ėshtė planifikuar tė fillojė mė 1 tetor.

      Ora ėshtė Wed May 15, 2024 3:06 am