<FONT face="Comic Sans MS" color=#8b0000>Nje dite prej ditesh gjetem strehen tone. Nje apartament i boshatisur brenda te cilit ndodhej vetem nje krevat i ngushte, nje komodine dhe nje varese rrobash.
C'nuk kane pare ato mure te bardhe?! C'nuk kane degjuar?!
Fjalet me te embla, premtimet me te zjarrta, peshperitjet me dritheronjese, renkimet me agonike! Dashuria me delikate dhe seksi me kafsheror fituan qytetarine e nderit mbi ate shtrat te ngushte, me te gjerin ne bote! Kurre s'mund t'i harroj ato puthje. Puthjet me te gjata ne bote. Nje dite ishim puthur aq shume, saqe kur i shkeputem buzet, nuk ishim ne gjendje te flisnim apo te artikulonim as fjalen me te thjeshte qe per ne te dy ne ato kohe ishte sigurisht fjala "te dua". Gjuhet na ishin mpire aq shume, saqe nuk do te reagonin fare, ndoshta as nen ngacmimin e elektricitetit.
Kujtoj buzet e Dones: ishin fryre qe shume dhe mavijosur aq dhunshem, sa qe dukej sikur nga casti ne cast do te plasnin dhe gjaku do te rridhte tere force nga ato mbi fytyren time. Nje dicka disi frankenshtaine por sidoqofte, nje nga realitetet e atij apartamenti magjik e ndoshta fluturues.
Mbi ate krevat ajo me dashuronte mua, mbi ate krevat ajo tradhetonte burrin e saj. Mbi ate krevat ne takoheshim, bisedonim, benim planet e guximshme te nje te ardhmeje te perbashket. Mbi ate krevat ne qanim e qeshnim, grindeshim dhe pajtoheshim, per tu hedhur te pangopur ne krahet e njeri-tjetrit e per tu bere preja me e deshirueshme e orgazmave inkandeshente.
Pas nje jave marredhenjesh te etheshme te perditshme kishim gjetur nje dite kohe per te biseduar e per te mesuar edhe me shume nga historite e te shkuares tone. Pasi kishte degjuar rrefimin tim, me kish puthur me dhembshuri. Ishim lakuriq dhe une gjate gjithe kohes se rrefimit kisha qene i shtrire mbi preherin e saj, duke tymosur
te njepasnjeshme, te nderprera here pas here nga puthje qe i jepja nen barkun e saj, pikerisht atje ku fillonte ai oaz i deshirueshem me pyllin e tij te zi e te dendur, sic me pelqente mua te ishte.
"Po historia jote, zemer, cila eshte?".
Kish ndezur nje
dhe kish preferuar te qendronte disi larg meje,
mbeshtetur pas murit, me kembet e mbledhura e me mjekren te ngjeshur mbi kupat e gjunjeve.
Ishte rritur ne nje familje hallexhinjsh, mes prinderish te ndershem, por te ashper. I jati s'e kish perkedhelur kurre, ndersa e ema ndoshta s'kish gjetur kurre kohe te lire per t'i qenduar prane si shoqe vajzes se vetme. Hallet, puna dhe perpjekjet per te mbijetuar ne ato kohe te veshtira i benin shpesh prinderit me te ashper se sa i imagjinon mendja e dlire e femijeve. Por sigurisht ajo kish qene per ta drita e syve dhe ata, ne menyren e tyre, sidoqofte ishin kujdesur qe Dones te mos i mungonte asgje. Ne vitet e gjimnazit kish qene nxenese e mire, por e ndrojtur dhe pa ndonje adoleshence te bujshme. Me pas studimet e larta dhe fejesa me nje njeri qe nuk e kish dashur kurre, pasoje e nenshtrimit ndaj vullnetit te prinderve, me idene se "dashuria do te linde kur te martohesh e te behesh nene". Ish martuar dhe kishin lindur nje femije, e vetmja dashuri e saj. Vitet e marteses kishin qene te zymte per gruan e re: familja e saj e vertete, shtepia e saj ishte bere ai sallon bukurie ku ajo djersinte dhjete ore ne dite, per te larguar sa me shume ate moment kur ajo do te ndodhej ne shtrat me ate njeri qe ajo e dinte se s'mund ta dashuronte kurre. I shoqi pinte dhe here-here e keqtrajtonte. Tek salloni dukej tri-kater here ne vit. Kish menduar se
ky kish qene fati i saj, ndaj edhe ishte nenshtruar. Pastaj isha shfaqur une.
"A e di ti se kur ne u takuam per here te pare, kisha rreth tre muaj pa kryer marrdhenie me tim shoq dhe ndoshta nje vit pa u puthur? A e di se sa dashuri me fal ti ne nje cast te vetem, mua nuk me kane falur tere jeten?"
Me kish veshtruar me syte e medhenj e te trishtuar, cuditerisht pa lote, me ate perqendrim total mbi syte e mi. la kisha mbuluar syte dhe fytyren me dhjetra puthje dhe ne fund e kisha puthur ne buze, jo me epsh, por me ate lloj puthje qe njeprind i jep bebes se vet te pafuqishme. Me pas ishim
perqafuar. Kishim mbetur ashtu per minuta te tera, pa folur asnje fjale. Kishim heshtur se bashku.
A nuk eshte edhe heshtja nje nga magjite e plotfuqishme te dashurise?
Neteve shpesh pyesja veten:"Perse te me doje kaq shume?". Nuk isha as i ri, as i bukur,as i pasur. Nje idealist varfanjak, ndersa ajo aq e re, e bukur, e pasur, por e palumtur. C'gje tjeter vec dashurise do ta hidhte ne krahet e mi? Une kisha vetem nje pasuri, shpirtin tim fisnik (se nje dyzetvjecar e njeh shpirtin e tij) dhe shkrimet e mia. Besoja se me kish dashur pikerisht per keto gjera ndaj edhe e doja edhe me shume cdo cast qe kalonte. Ndaj edhe e kisha mbeshtjelle te tere ate qenie te vetmuar ne vetmine time, e vetmja gje qe deri atehere me kish perkitur ekskluzivisht vetem mua.
Ai apartament kishte nje porte dhe ajo porte kishte nje sy magjik. Qe dikush te kuptoje, se per c'arsye ajo vrime mbi dere, e pajisur me dy lente, eshte quajtur "sy magjik", duhet te prese pas saj me syrin te fiksuar mbi te , ardhjen e nje krijese te dashur si Dona. Me dhjetera, ndoshta me qindra here kam qendruar ne pritje te saj me syrin e mbeshtetur ne ate sy magjik. Ndonjehere pritja zgjaste shume minuta, ndoshta edhe ore te tera, syri lodhej aq shume, sa qe nuk dallonte me qarte e keshtu zihej ne befasi nga shfaqja e krijeses engjellore para tij. Nuk doja qe ajo te trokiste mbi ate porte, por ajo te hapej vete si ne perralla, pa u prekur nga dora e brishte dhe delikate e Dones time. Ajo vrime magjike ishte e vetmja dritare nga e cila une per muaj me rradhe, shikoja boten time, Donen.
Aq e sigurte ishte ajo per pritjen time pas atij syri magjik, saqe shpesh sapo afrohej, vinte doren pikerisht atje ku veshtrimi im do te takonte me syte e saj, ne ate depertim lentesh e qelqesh. Porta hapej, Dona hynte brenda dhe magjia fillonte...
Heren e pare qe e kisha pare lakuriq, trupi i saj nuk kish qene edhe aq mbreselenes, duke iu referuar edhe moshes se saj te re: gjinj disi te varur dhe cuditerisht te shfyre, ku dalloheshin vetem thithat e medhenj, vithe te rena dhe pak bark te dhjamosur. Sidoqofte, poshte tij, gjeja me e bukur ne llojin e vet.
Nga shume femra qe kisha njohur, ajo gje e deshirueshme, nen ate penelate te erret qimesh, ishte me e bukura. Nje anatomi aq simetrike e gjese se saj, mund te arrihej vetem ne veprat e artit dhe vertete ajo gje e Dones ishte nje kryeveper e Krijuesit.
Sa e sa ore, valle, gjate atyre muajve dalldises, buzet dhe gjuha ime kane perkedhelur ate oaz te deshirueshem deri ne mani?
Sa e kish ndryshuar seksi im ate trup te lodhur nga pritja qe dikush t'i beje dashuri! Kishin mjaftuar vetem disa jave dashuriberje qe ai trup te ishte i denje te konkuronte ne nje kompeticion missesh te Universit.
Kish patur raste kur kishim bere dashuri per shume ore me rradhe mes orgazmash te panumerta qe sfidonin cdo lloj statistike te seksologjise.
Mbi ate shtrat une pashe se si zonja kthehej ne *****e pa e humbur per asnje cast zonjellekun e vet te natyrshem. E c'mund te deshiroje me shume nje burre nga e dashura e tij?
Kishim bere dashuri kudo brenda mureve te atij apartamenti, ne shtrat, perdhe, ne banje, ne