WELCOME

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
WELCOME

www.tonyy.albanianforum.net


    Une isha i Verber...?

    xemi
    xemi
    WebMaster
    WebMaster


    Male Numri i postimeve : 608
    Localisation : Basketboll
    Registration date : 18/03/2007

    Une isha i Verber...? Empty Une isha i Verber...?

    Mesazh nga xemi Wed Oct 17, 2007 10:50 am

    Me te vertet kjo ngjarje me ka mallengjyer...?
    ------------------------------------------------
    Nuk i kisha kaluar tė tridhjetat kur gruaja ime lindi fėmiun tonė tė parė. Akoma vazhdoj dhe kujtoj atė natė me shokėt e mi, nė njė prej vendeve tė pushimit ku kalonim natėn, tė mbushura me fjalė dhe biseda tė kota, madje edhe me pergojime dhe harame tė tjera.
    Isha unė ai qė e mbaja fjalėn mė sė shumti nė mesin e shokėve duke pėrgojuar dhe u tallur me njerėz, kurse shoket e mi qeshnin dhe kenaqeshin me kėtė.

    Kėtė natė kam qeshur shumė. Posedoja talent tė ēuditshem nė imitimin e njerėzve, saqė edhe zėrin e ndryshoja sikur zėri i personit qė e imitoja. Tallesha me secilin, saqė edhe shoket e mi nuk i kurseja nga kjo.

    Kujtoj kėtė natė, ku u talla me njė tė verbėr qė lypte nė treg. Ia vura kėmbėn pėrpara, zuri nė kembėn time dhe u rrezua. Mė tha diēka por nuk e mora vesh se ē'foli. Shokėt dhe tė gjithė njerėzit qė ishin nė treg qeshnin.

    U ktheva ate natė shumė vonė nė shtėpi si gjithherė dhe gjeta gruan time duke mė pritur. I vinte keq pėr gjendjen time, me pyeti me zė tė ulet dhe tė dobėsuar: Rashid, ku ishe? Ia ktheva me shaka: Nė Mars, tek shoket si zakonisht.

    Ishte tepėr e lodhur. Mori tė flasė por lotėt e kishin ngulfatur: Rashid, jam lodhur shumė, dhe me duket qartė se mė ėshtė afruar koha e lindjes.
    Ndjeva nė vetėn time se kam qenė i pakujdesur pėr tė. Ka qenė e duhur tė jam me i kujdesur pėr tė dhe me afėr saj, dhe te rrij mė pak natėn jashte shtepisė, veēanerisht nė muajin e saj tė lindjes.

    E dergova nė spital me shpejtėsi, hyri nė dhomen e lindejs dhe filloi t'i ndjejė dhimbjet e lindjes. Me orė tė tėra prita lindjen, derisa mė humbi durimi duke pritur dhe thash tė shkojė nė shtėpi, dhe lashė numrin e telefonit tek pėrgjegjėsit, qė tė mė thėrrasin kur tė lindė .U ktheva nė shtėpi tė pushojė.

    Pas njė ore mė lejmėruan pėr tė mė pėrgezuar pėr lindjen e djalit, Salimit. Shkova nė spital mėnjėherė. I pari qė mė takoi me pyeti pėr numrin e dhomės dhe informatet tjera pėr shoqėn time. Kėrkuan prej meje tė paraqitėsha sė pari tė doktoresha, qė ishte kujdesur pėr shoqėn time. Bertita me vrazhdėsi: Ēfarė doktoreshe! Me rėndesi ėshtė ta shohė djalin tim. Por me detyruan qė tė shkoj tek doktoresha.

    Hyra tek ajo dhe me lejmeroi se lindja e djalit tuaj ėshtė me tė meta. Mė kėshilloi qė tė pajtohem me caktimin e All-llahut, pastaj me tha se djali juaj ka deformim tė madh nė tė dy sytė e tij dhe kjo konkludon se djali juaj ėshtė i verbėr. E ula kokėn dhe u mundova t'i ndali lotet dhe mėnjėherė kujtova lypsin e verbėr, tė cilin e kisha rrezuar nė treg dhe qeshen njerezit me te. Thashė: Subhanallah ē'ka tė mbjellėsh korrė. Qėndrova kėshtu pėr njė ēast dhe nuk dija se ēka tė thoja. Mu kujtua gruaja dhe djali. Falėnderova doktoreshen pėr butesinė dhe sjelljen e saj dhe shkova ta shoh gruan dhe djalin.

    Gruaja nuk ishte e deshpėruar pėr atė qė na kishte goditur, ishte besimtare e forte nė caktimin e All-llahut dhe e kėnaqur me te. Shpesh me kėshillonte qė tė mos tallem me njerėz, dhe e perseriste shpesh mos i pėrqesh njerėzit!

    Dolem prej spitalit, doli edhe Salimi i vogėl me ne. Nė tė vėrtetė, nuk u kujdesėsha shumė pėr Salimin. E konsideroja sikur tė mos ishte prezent nė shtėpi, saqė kur qante shumė ikja nga dhoma e fjetjes dhe dilja nė sallon dhe flija. Ndėrsa gruaja ime kujdesej shumė pėr te dhe e donte shumė. Kurse unė, jo qė e urreja, mirėpo nuk mund ta doja, nuk e di pse...?!
    Rritej salimi dhe filloi tė zvarritej. Kur mbushi afėr gjashtė vjetė filloi tė mundohej tė ecte. Vėrejtem tek ai se ishte edhe i gjymtė nė kembė.
    Pas Salimit, qė ishte fėmiu ynė i parė, lindi dhe Umeri dhe Halidi. Kalonin vitet, rritej Salimi dhe rritėshin edhe vėllezėrit e tij.

    Nuk e pelqeja te rrija nė shtėpi, si gjithmonė isha me shokėt e mi. Nė tė vėrtet, isha bėrė si loder nė duart e tyre. Nuk shpresonte gruaja ime se unė mund tė pėrmisohesha. Porse ajo gjithmonė lutej qė tė mė udhėzonte All-llahu dhe nuk hidherohej prej veprimeve tė mija tė pamatura. Hidherohej vetėm kur shihte moskujdesjen time ndaj Salimit dhe interesimin tim te madh pėr vėllezėrit e tij.

    Rritej Salim por rritej edhe brengosja ime pėr te, nuk e refuzova kėrkesėn e gruas sime qė ta regjistroj Salimin nė njė shkollė pėr tė nxėnėsit me tė meta.
    Isha i pakujdesshem ndaj kohės dhe vitet shkonin, ditet me ishin bėrė tė njėjta, punė-gjumė, ushqim dhe qendrim im nė orėt e vona tė natės, kjo ishte dita dhe jeta ime.
    Ishte ditė e xhuma, u zgjova nė ora njembedhjetė tė drekės, pėr mua ishte akoma herėt. Kisha njė takim, nė njė gosti me kishin ftuar, u vesha bukur, u parfumosa dhe vendosa tė dal.

    Duke kaluar nėpėr koridorin e shtėpisė, papritmas ma tėrhoqi vėrejtjen Salimi duke qarė shumė me njė zė tė madh. Ishte hera e parė qė vėrejta Salimin duke qarė, qė prej kur ishte i vogel. Dhjete vite kishin kaluar e unė nuk i jam afruar atij. U mundova ta injoroj sikurse nuk po e dėgjoj, mirėpo nuk u mbajta, dėgjova zėrin e tij duke thirrur nėnė e tij kurse unė isha prezent. Ktheva koken kah ai, pastaj u afrova tek ai dhe i thashė: Salim, pse qanė? Ēfarė ke?

    Sapo dėgjoi zėrin tim u ndal nga tė qajturit dhe kur ndjeu se jam afėr tij filloi tė prekė pėrreth tij me dy duart e tija tė vogla. E kuptova se po mundohet tė lergohet nga unė, sikur don tė me thonte: , "Tash gjete kohė tė interesohesh pėr mua, ku ishe qė dhjete vite?!" Hyri nė dhomėn e tij e unė i shkova nga pas. Nė fillim refuzoi tė mė tregonte shkakun se pse qante. U mundova te sillem butė me te deri sa filloi te me tregoi problemin.
    Ishte vonuar Umeri, i cili e dėrgonte atė nė xhami pėr namaz tė xhumasė, ishte frikuar se nuk do te gjente vend nė saffin e parė, thirri Umerin dhe thirri nėnėn e tij, porse nuk i pėrgjigjej askush dhe qau. I shikoja lotėt e tija, qė i rridhnin nga sytė e verbėr. Subhanallah thashė, une isha i verber e jo ai!

    Nuk e mbajta dot vetėn deri nė fund tė fjalės sė tij, vendosa doren time mbi gojėn e tij dhe i thash: Pėr kėtė ke qarė, o Salim? Ma ktheu: Po.
    I harrova shoket e mi, e harrova gostinė, qė kisha pėr tė shkuar, dhe i thash: O Salim, mos u hidhero! A e din se kush do tė dėrgojė ty sot nė xhami? Tha: Sigurisht Umeri porse ai vonohet gjithmonė. Ia ktheva: Jo Umeri, por unė do tė dėrgoj sot nė xhami.
    U habit Salimi, nuk e besonte kėtė, mendoi se po bėja shaka me te dhe filloi tė qajė. Ia fshiva lotėt e tija me dore dhe e kapa pėr dore. Desha ta dėrgojė me veturė, porse refuzoi duke me thėnė: Xhamia ėshtė afėr dhe kam dėshirė tė eci deri nė xhami.

    Nuk e kujtoja herėn e fundit qė kam hyrė nė xhami, porse ishte hera e parė qė ndjeva frikė dhe pendim pėr ato vite tė gjata, qė me kishin shkuar pa falur namaz.
    Kishte qėnė xhamia e mbushur me besimtarė, por, pėr Salimin gjeta njė vend nė rreshtin e parė. Dėgjuam hutben e xhumasė sė bashku dhe u fal Salimi afėr meje. Nė fakt unė u fala afėr tij.
    Pasi mbaroi namazi, kėrkoi prej meje qė t'ia afroi Kuranin. U habita! Si do tė lexon kurse ai ėshtė i verbėr?! Ne fillim e injorova kėrkesėn e tij, mirėpo u frikova mos po i shkaktoj plagė nė vetėn e tij dhe ia dhashė Mus'hafin. Kėrkoi prej meje qė t'ia hapi Mus'hafin tek sureja Kehf. Fillova ta shfletojė Mus'hafin deria sa e gjeta nė pėrmbajtje suren Kehf. E mori, e vendosi pėrpara vetės dhe filloi ta recitojė surėn me sy tė mbyllur.
    O All-llah! - thash i ēuditur. Ai e ka mėsuar tėrė suren Kehf.

    U turperova prej vetės, e kapa njė Mus'haf qė tė lexoj, ndjeva njė dridhje nė vete nga frika. lexova e lexova dhe e luta All-llahun tė mė falė dhe tė mė udhėzojė. Fillova tė qajė i penduar me njė zė sikur fėmijė. Disa njerėz akoma ishin tė pranishėm nė xhami duke falur nafile, u turpėrova prej tyre dhe u mundova tė mos e marrin vesh qė po qajė.
    Paspak ndjeva dorėn e vogėl tė Salimit duke prekur fytyren time, duke m'i fshirė lotėt, qė mė kishin mbuluar. E afrova dhe e shtėrngova pėr gjoksi duke e pėrqafuar, e shikova njėherė dhe tash nė vete: Ti nuk je i verbėr, por unė jam i verbėr.

    U kthyem nė shtėpi. Grauja ime ishte brengosur shumė pėr Salimin. Mirėpo, kur mori vesh se unė kam qenė me tė nė xhami dhe kam falur namazin me te, brenga e saj u kthye nė gėzim. Nga kjo ditė nuk kam lėnė namaz pa falur nė xhami.
    Braktisa shoqėrinė e shfrenuar tė natės dhe bėra shoqėri mė tė mirė, shokė tė xhamisė, tė cilėt i njoftova nė xhami dhe shijova ėmbelsinė e imanit me ta.
    Mėsova shumė gjėra prej tyre, qė dunjaja m'i kishte harruar.

    Nuk leja ligjėrate, qė mbahej nė xhami e qė nuk prezentoja nė to, e bėra hatme edhe Kur'anin disa herė nė muaj, u lidh gjuha ime me permendjen e All-llahut nė ēdo kohė, me shpresė qė tė mė falė All-llahu pėr pėrgojimet dhe gjynahet tjera qė i kisha bėrė.
    U afrova me afer familjes si kurrė mė parė.

    Njė ditė, vendosen shokėt e mi tė mirė tė shkojnė nė njė vende largė nga shtėpia ime, pėr tė bėrė thirrje nė Islam. Nė fillim, nuk isha i vendosur tė shkojė me ta, por pasi fala namaz istihare dhe lajmėrova bashkėshortėn time, qė mendova se do tė refuzonte, por pėrkundrazi u pajtua me vendimin tim dhe me nxiti nė kėtė qėllim. Ishte hera e parė qė e lajmeroja gruan time pėr shkuarje nė njė vend jo tė shfrenuar dhe te urrejtur e tė mbushur me harame.

    U drejtova kah Salimi, i tregova pėr udhėtimin tim, me kapi me dy krahet e tij tė vegjėl dhe mė pėrqafoj duke u lutur pėr mua.
    Mungova nė familje afėrsishte tre muaj e gjysėm. Gjatė kėsaj kohe thirrja nė telefon sa herė qė mė jepej mundėsia, bisedoja me bashkeshorten dhe femijet.
    Filloi tė mė kapė njė mallė i madh. Ah... sa me mori malli pėr Salimin.
    Kisha dėshirė ta ndegjoja zėrin e Salimit, ai ishte i vetmi qe nuk kisha biseduar me te prej qė kisha udhėtuar. Nuk e dija shkakun, ose ėshtė nė shkollė mendoja ose nė xhami ne kohen kur thirrja.

    Sa herė qė bisedoja me bashkėshortėn, i tregoja pėr mallin qė me kishte marrur pėr Salimin, kurse ajo qeshte e gėzuar dhe duke me pėrgezuar pėr te. Vetem se nė herėn e fundit kur bisedova , nuk e dogjoja tė qeshuren e saj, si zakonisht, pėr habi kishte ndėrruar zėrine saj. I thash t'i dėrgonte selam Salimit nga unė. Ma ktheu: Inshallah, dhe pushoi.

    Pasi qė erdhi koha e kthimit nė shtėpi u gėzova shumė. Kur u ofrova derės sė shtėpisė trokita dhe shpresoja qė ta hapė deren Salimi. Papritmas, e hapi derėn Halid, i cili akoma nuk i kishte mbushur katėr vite. E pėrqafova dhe e barta me krahet e mi, kurse ai bertiste: Babi... babi...! Nuk e di, sa hyra nė shtėpi ndjeva njė ngushtim nė vetėn time, kėrkova ndihmė nga All-llahu prej shejtanit tė mallkuar.
    Ndejta me gruan time, pashė se ishte e vėrenjtur nė fytyrė, nuk ishte sikur herave tė tjerave. U mundua tė paraqitej si e gėzuar pėr ardhjėn time. E pyeta se ēka ndodhur? M'u pėrgjigj: Asgjė!

    Nė ēast m'u kujtua Salimi. I thashė: Ku ėshtė Salimi? Uli kokėn e saj dhe nuk m'u pėrgjigj, ndėrsa nė fytyrėn e saj filluan t'i rrjedhin lotėt. Bėrtita prap: Ku ėshtė Salimi? Nuk foli askush. Mė pas m'u afrua Halidi i vogėl duke belbezuar dhe tha: Baba, Salimi ka shkuar nė xhenet tek All-llahu. Gruaja filloi tė qajė me tė madhe gati sa nuk u perplas pėr tokė dhe dola nga dhoma e pikėlluar pėr ndarjen e Salimit.
    Pas kėsaj, mora vesh se dy javė para se tė mbėrrija Salimin e kishte goditur njė temperaturė e madhe dhe ethe dhe bashkėshortja e kishte dėrguar nė spital. Mirėpo, sėmundja i ishte rėnduar u nda nga kjo botė.
    Salimi nuk ishte i verbėr por unė isha i verbėr.
    O All-llah, sa kėnaqėsi ėshtė ta shijosh ėmbėlsinė e imanit!
    All-llahu e mėshiroftė Salimin! E njohu All-llahun edhe pse ishte i verbėr. Sa e sa njerėz sot posedojnė shqisa tė shėndosha por nuk shohin dhe nuk e njohin All-llahun [subhanehu ve teala].

      Ora ėshtė Thu May 16, 2024 2:02 am