WELCOME

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
WELCOME

www.tonyy.albanianforum.net


    Fan Stelian Noli

    xemi
    xemi
    WebMaster
    WebMaster


    Male Numri i postimeve : 608
    Localisation : Basketboll
    Registration date : 18/03/2007

    Fan Stelian Noli Empty Fan Stelian Noli

    Mesazh nga xemi Wed Oct 17, 2007 10:23 am

    Fan Stelian Noli

    Fan Stelian Noli u lind mė 6 janar tė vitit 1882 nė Ibrik Tepe fshat afėr Adrianopojės nė Greqinė e sotme. Jetoi nė Greqi,Turqi, Shqipėri Egjipt dhe pėrfundimisht nė Amerikė ku vdiē mė 1965.
    Ėshtė njė ndėr shkrimtarėt mė tė shquar tė letėrsisė sonė.
    Fan S.Noli ėshtė i pari qė e bėri Qeverinė Demokratike nė Shqipėri mė 16 qershor 1921, ku pėrpos patriotve tė tjerė edhe Luigj Gurakuqin e kishte emėruar ministėr nė Qeverinė e tij.
    Fatkeqsisht, Qeveria Demokratike e Nolit nuk pati jetė mė tė gjatė se gjashtė muaj. Ahmet Zogu, i ndihmuar nga shtetet shoviniste fqinje si Sėrbia, Greqia etj, arrijti ta pėrmbys qeverinė e brisht tė Nolit.
    Pas rrėzimit tė pushtetit nolian, filluan atentatet politike kundėr bashkėpunėtorėve tė Nolit, njė ndėr ta ishte edhe atentati kundėr Luigj Gurqakuqit, Ministėr i Qeverisė sė Nolit dhe krah i fortė i Ismail Qemalit. Ai vritet nė Bari tė Italisė nga agjentėt e Zogut. Veprat e tij: "Album" dhe "Histori e Skenderbeut"-vjersha,drama "Izrailitė e Filistinė", etj.
    Vrasja e Luigjit e preku nė shpirtė Nolin, pėr kėtė akt tradhtie ai flet nė elegjinė qė ia kushton Luigjit " Syrgjyn Vdekur "
    Fan S.Noli, ėshtė njeriu i cili njihėte tetė gjuhė tė huaja pra, ai ishte poliglot. Ka pėrkthyer shumė vepra tė autorėve tė huaj si " Don Kishoti ", "Makbethin " " Hamletin " " Jul Qezarin " e shumė e shumė vepra tjera botėrore nė gjuhė tė ndryshme



    Anes lumenjve

    Arratisur, syrgjynosur,
    Raskapitur dhe katosur
    Po vajtonj pa funt, pa shprese,
    Anes Elbe-s, anes Spree-se.
    Ku e lam' e ku na mbeti,
    Vaj-vatani e mjer mileti,
    Anes detit i palare,
    Anes drites i papare,
    Prane sofres i pangrene,
    Prane dijes i panxene,
    Lakuriq dhe i dregosur,
    Trup e shpirt i sakatosur.
    Se c'e shempne derbederet,
    Mercenaret dhe bejleret,
    Se c'e shtypne jabanxhinjte,
    Se c'e shtrythne fajdexhinjte,
    Se c'e pren' e se c'e vrane,
    C'e shkretuan anembane,
    Nene thundren e perdhunes,
    Anes Vjoses, anes Bunes.
    Cirem, digjem i vrerosur,
    Sakatosur, carmatosur,
    As i gjall', as i varrosur,
    Pres nje shenj' e pres nje drite,
    Pres me vjet' e pres me dite,
    Se c'u tera, se c'u mpaka,
    Se c'u cora, sec c'u mplaka,
    Lark prej vatres dhe prej punes,
    Anes Rinit, anes Tunes.
    Cakerdisur, baterdisur,
    Perpelitur dhe zalisur,
    Enderonj pa funt, pa shprese,
    Anes Elbe-s, anes Spree-se.
    Dhe nje ze vengon nga lumi,
    Me bucet, me zgjon nga gjumi,
    Se mileti po gatitet,
    Se tirani lebetitet,
    Se pelcet, kercet furtuna,
    Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
    Skuqet Semani dhe Drini,
    Dridhet beu dhe zengjini,
    Se pas vdekjes ndriti jeta
    Dhe kudo gjemon trumbeta:
    Ngrehuni dhe bjeruni,
    Korini dhe shtypini,
    Katundar' e punetore,
    Qe nga Shkodra gjer ne Vlore!
    Ky ilac e ky kushtrim
    me ben djal' e me ben trim,
    me jep forc' e me jep shprese,
    anes Elbe-s, anes Spree-se.
    Se pas dimrit vjen nje vere,
    qe do kthehemi njehere,
    prane vatres, prane punes,
    Anes Vjoses, anes Bunes.
    Arratisur, syrgjynosur,
    Raskapitur e katosur,
    brohoras me bes' e shprese,
    anes Elbe-s, anes Spree-se.

    SYRGJYN VDEKUR

    (Elegji kushtuar Luigj Gurakuqit)

    Nėno moj, mbaj zinė pėr vėllanė,
    Me tre plumba na i ranė,
    Na e vranė e na e shanė,
    Na i thanė tradhėtor.
    Se tė deshte dhe s'tė deshnin,
    Se tė qante kur tė qeshnin.
    Se tė veshte kur tė ēveshnin,
    Nėno moj, tė ra dėshmor.
    Nėno moj, vajto, merr malin,
    Larot t'a pėrmbysėn djalin
    Qė me Ismail Qemalin
    Ngriti Flamur Trimėror.
    Nėno moj, m'a qaj nė Vlorė
    Ku tė dha liri kuror,
    Shpirtė i bardhė si dėborė ;
    Ti s'i dhe as varr pėr hor.
    Nėno mos, ē'ėshtė pėrpjekur
    Goj-mjaltė e zemėr-hekur,
    Syrgjyn- gjallė e syrgjyn-vdekur,
    Ky vigan liberator.

    HYMNI I FLAMURIT

    O flamur gjak, o flamur shkabė,
    O vėnd e vatr' o nėn' e babė,
    Lagur me lot, djegur me flagė,
    Flamur i kuq, flamur i zi.

    Fortesė shkėmbi, tmerr tirani,
    S'tė trėmp Romani, as Venecjani,
    As sėrp Dushani, as turk Sulltani,
    Flamur i math pėr Vegjėli.

    Flamur qė lint Shėn Kostandinin,
    Pajton Islamin e Krishtėrimin,
    Ēpall midis feve vllazėrimin,
    Flamur bujar pėr Njerėzi.

    Me Skėnderben' u lavdėrove,
    Dhe nė furtun' i funtmi u shove,
    Me Malon prapė lart vrapove,
    Yll i pavdekur pėr liri.

    Sa shpesh pastaj pėrdhe u shtrive,
    Me zjarr e zi u ndeze u nxive,
    Po ēdo mizor me shpat' e grive,
    O fushė-kuq, o shkabė-zi.

    Pėrjetė pri-e Shqipėrinė,
    Pėrlintja shpirtin dhe fuqinė,
    Diell pėr vllan', yrnek pėr fqinė,
    Pėr botėn ėndr' e qjell i ri.

      Ora ėshtė Wed May 15, 2024 12:12 am