WELCOME

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
WELCOME

www.tonyy.albanianforum.net


    Asdreni

    xemi
    xemi
    WebMaster
    WebMaster


    Male Numri i postimeve : 608
    Localisation : Basketboll
    Registration date : 18/03/2007

    Asdreni Empty Asdreni

    Mesazh nga xemi Wed Oct 17, 2007 10:22 am

    Kosoves

    Kosovė, o vend' i famshėm i trimnis,
    Kosovė, o lule e bukur e Shqipnis!
    Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke,
    Si vashė e virgjen: nuse sikur je;
    Dhe malet me bor
    Mi krye i ke kunor!

    Kosovė, o atdhe i lavduem i burrnis
    Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumelis!
    Nalt mbaje kryet t'and si gjithmon
    Difto-u e zonja; koha sot e don
    Ti t'ēohesh pėrseri
    N'luftė t'mbarė pėr liri!

    Se teje tė madhe shpresė ushqen Shqipnija
    Me burra ti q'i len, t'gjatė si selvija,
    Sakola mali, shoq nė bot' qė s' kanė
    Si luaj e si dragoj plot forcė qė janė,
    Qė e derdhin gjakun prrue
    Atdheun pėr m'e shpėtue!

    Ke bij qė s'kanė drojė asnjė pikė
    As syni far' u tutet, s'dinė as frikė
    Anmikut kur i sulen me rrebtsi
    Si breshni mi te hidhen me duhi.

    Gra e vasha ke, si zana sy-mėdha
    Trimnesha qi Shqipnija din m'i ba
    Qi rrokin armėt nė luftė me gas tuj shkue
    Ja se me mund, ja se me dekun tuj luftue!
    Pėr nder tė shtėpis s'vet;
    E falin shpirt e jet!

    Kosovė, o trimneshė, lule e rrallė
    Detyrėn tin' e ke me dal sot n'ballė
    Se mbrrini koha, tokėn pėr m'e mprue
    Anmiqt e motēėm jashtė me i dėbue
    Se mjaft e kanė robnue
    Dhe n' zjarm e kanė prue!

    A mund m'e durue pa pra kėt zgjedhė
    Qė tė huejt para syve tė t'venė ledhe
    Pėr me t'rrzue nėr kamb' e pėr me t'shkel
    Pėr me t'ba gjithė copė, mirė si ju del
    Dhe duersh mos tė lėshojn'
    Prej faqes s'dheut tė t'shojn!

    Disa "Serbi e vjetėr" duen me i thanė
    "Maqedhoni" do t' jerė emnin ja lanė!
    Atyne si u pėlqen kufijt i venė
    Shqipnija veē mbas dojes s'tyne me kjenė;
    Mendojnė pa turp kurrfarė
    Se s'ka nji komb Shqiptarė!

    Pėrpara burra, rrokni hut' e shpatė
    Prej zis pėshtonėje Kosovėn e ngratė
    At' nanėn t'uej t'lidhun kamb' e dur
    Q' anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur,
    Me lott qi qan e ankon
    E asnji nuk i ndihmon!

    Shqyptarė mos kujtoni bes' e fe
    Po nanėn ju kujtoni qi u ka le
    Qi ka mbet fill e vetum si gru e ve
    Prej bijet e harrume mi ket dhe!
    Se ansht turp i math pėr ju
    Tė huejt me i u ēnderu!

    Sot ora mbrrini, dita e bekueme
    Shqipnin m'e ba nė bot' njė vent t'lirueme!
    Kosovės emnin me ja ngref te qilli
    Pėr ēud tė botės sa ka me shkėlzy dilli
    Me rrnue njė Shqypni
    Si zonjė nė lumni.

    Shqyptarė, ēoni-u, vllazėn ora mbrrini
    Si Geg' e Toskė nalt flamurin e ngrini!
    Njė Manastir, Shkup, Shkodėr e Janinė
    Njė trup bani-e an' e mb'anė Shqypninė
    Si ē'trimit mirė i prek
    Me nder n'luftė me dek!






    Asdreni

    Aleksandėr Stavre Drenova, i njohur nė letėrsinė tonė me pseudėnimin Asdreni qe nga ata poetė krijimtaria e tė cilėve u pėrket njėherėsh dy periudhave. Poezia e tij u shkri qė nga faza e fundit e Rilindjes deri nė periudhėn e Pavarėsisė. Poeti pati njė jetė tė gjatė krijuese, rreth dyzet vjet.
    Asdreni lindi nė fshatin Drenovė tė Korēės mė 1872. Mėsimet e para i mori nė Korēė. Qė nė moshėn trembėdhjetėvjeēare shkoi nė kurbet, nė Rumani, ku vazhdoi shkollėn e mesme, dhe mė vonė fakultetin e shkencave politike, tė cilin nuk arrit ta mbaronte. Pėr tė fituar bukėn e gojės dhe pėr tė vazhduar studimet djali i ri detyrohet tė bėjė gjithfarė punėsh tė rėnda. Qė herėt lidhet me lėvizjen atdhetare tė shqiptarėve tė Bukureshtit dhe bėhet njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė saj. Nė vitin 1900 filloi tė botojė vjershat e tij tė para nė shtyp dhe tė bėhet i njohur si talent i ri qė premtonte. Poezia e tij e kėsaj kohe ka karakter kushtrues, po poeti i ri nuk ka gjetur ende individualitetin e vet, ėshtė nėn ndikimin e Naimit. Nė tė njėjtėn kohė Asdreni botoi nė shtyp artikuj me formė tė pėrparuar demokratike dhe antifeudale. Mė 1904 botoi vėllimin me poezi "Rreze dielli" qė do tė pritej mirė nga lexuesi dhe nga shtypi dhe do tė pėrshėndetet nga Ēajupi me fjalėt entuziaste; "Tani besoj se Naim beu nuk vdiq, se vendin qė la ai bosh e zure ti".
    Asdreni u bė njė nga udhėheqėsit e lėvizjes atdhetare ndėr shqiptarėt e Rumanisė. Ai ēeli njė shkollė shqipe nė Kostancė pėr fėmijėt e mėrgimtarėve shqiptarė, pasqyroi nė shkrimet e veta ngjarjet e Shqipėrisė, mblodhi ndihma pėr kryengritėsit e Kosovės, bashkpunoi me Nolin pėr shkėputjen e kishės shqiptare nga kisha greke, ishte sekretar i mbledhjes sė Bukureshtit qė e kryesonte Ismail Qemali nė vjeshtė tė vitit 1912 dhe ku u vendos shpallja e menjėhershme e Pavarėsisė. Jo mė kot pikėrisht nė atė vit del nė dritė vėllimi i dytė me vjersha i Asdrenit "Ėndėrra dhe lotė" ku shfaqet plotėsisht talenti i tij dhe qė solli njė ndihmesė tė shquar nė letėrsinė shqiptare tė Rilindjes.
    Mė 1914 Asdreni erdhi nė atdhe qė tė ndihmonte nė forcimin e pushtetit kombėtar, po, i zhgėnjyer nga turbullimet e kėsaj kohe, u kthye nė Rumani. Ai priti me gėzim Kongresin e Lushnjes, i bėri jehonė flakė pėr flakė luftės sė Vlorės. Pas vitit 1924 u tėrhoq nga jeta politike, duke shprehur kėshtu nė heshtje qėndrimin e tij kundėrshtues ndaj regjimit tė Zogut. Nė fakt nė vėllimin e tij tė tretė me vjersha "Psallme murgu" tė botuar mė 1930 gjejmė aludime pėr kėtė qėndrim tė tij. Revoltėn e tij Asdreni e derdhi edhe nėpėr disa vjersha tė mbetura nė dorėshkrime. Por zhgėnjimi i tij nga realiteti shoqėror politik i frymėzoi edhe vjersha pesimiste ose vjersha tė ftohta qė nuk janė qė nuk janė veēse ushtrime formaliste. Gjejmė kėshtu ēaste, rėnieje nė krijimtarinė e tij. Me rastin e 25-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, Asdreni u kthye nė Shqipėri, po gjeti njė pritje tepėr tė ftohtė nga pėrfaqėsuesit e regjimit. Poeti shkoi sėrish nė Rumani pėr tė mos u kthyer mė kurrė nė atdhe. Vitet e fundit tė jetės pėrgatiti njė vėllim "Kėmbanat e Krujės".
    Asdreni u bė i njohur si publiēist, por ishte edhe autor tekstesh shkollore e pėrkthyes. Po ai, para sė gjithash, mbetet nė letėrsinė tonė si njė poet i talentuar lirik.
    LIRIKA ATDHETARE E SHOQĖRORE
    Nė lirikėn e vet poetike Asdreni u rikthehet tė gjitha temave tė poezisė sė Rilindjes, po u jep njė frymė mė tė hapur kushtruese. Jo mė kot ai lėvron kryesisht llojet e himnit dhe tė marrshit. Tė njohura janė vjershat "Betimi mbi flamur" (1907) qė pas vitit 1912 u bė dhe ėshtė Himni ynė Kombėtar, vjersha "Pėrpara", qė dallohen nga njė stil patetiko-oratorik, i cili shpreh njė patos tė zjarrtė tė brendshėm. Vargjet e shumta dhe dinamike dhe njėkohėsisht tė thjeshta, kanė njė forcė komunikuese tė veēantė.

    Lart, Shqipėri,
    ti je e zonja,
    nga lufta sot mos ndalesh;
    me trimėri
    porsi shqiponja
    armiqve mos iu falesh.

    Krahas kėsaj retorike qė shkrihet nė vjershėn "Pėrpara" me njė ndjenjė tė sinqertė, gjejmė edhe lirika tė tjera ku dashuria pėr atdheun shprehet mė me thjeshtėsi e spontanitet ndjenje pėrmes shkrimit tė mallit pėr atdhe tė mėrgimtarit tė djegur:

    Me sa mall e sa dėshirė
    Atė ditė po e pres,
    qė edhe unė atje i lirė
    pranė prindėrve tė vdes!
    ("Nė mėrgim")

    Asdreni si Ēajupi, vė gishtin te plaga e dhimbshme e kurbetit dhe e dėnon atė si shkėputje tė forcave mė tė mira nga atdheu, dėnon ata qė e harrojnė vendin e tyre.
    Poeti vijon ta lėvrojė lirikėn atdhetare dhe pas Shpalljes sė Pavarėsisė. Mė vonė kjo lirikė u drejtohet temave historike, merr njė karakter mė meditativ, po i ftohet deri diku frymėzimi.
    Asdreni ka meritė tė veēantė pėr thellėsinė e problematikės shoqėrore qė lėvron pėr herė tė parė nė letėrsinė tonė: ai shtron hapur ēėshtjen e frymėzmit klasor, pasqyron konfliktin ndėrmjet shtresave tė larta dhe popullit, duke e parė kėtė tė fundit si forcė lėvizėse tė historisė. Asdreni, madje, ėndėrron pėr njė ēlirim shoqėror tė masave tė shtypura, po s'e ka tė qartė prespektivėn. Problematika shoqėrore i frymėzon Asdrenit vjersha tepėr tė fuqishme si "Zėri i kryengritėsve" (1912) "Ēpėrblimi" ku ballafaqohen klasat kundėrshtare me njė varg dinamik e njė fjalor tė ashpėr. Edhe nė kėto vjersha ka retorikė, po ajo tretet nė dufin e fuqishėm tė revoltės. Te "Burri i dheut", duke i kėnduar Luftės sė Vlorės, Asdreni thekson karakterin popullor tė saj dhe krijon njė portret kolektiv tė popullit tė shfrytėzuar. Mė vonė, mė 1935 Asdreni do tė shkruajė njė vjershė po aq tė fuqishme. "Trashėgimi", qė jep njė tabllo tronditėse tė gjendjes sė mjeruar politike, ekonomike, shoqėrore e kulturore tė Shqipėrisė nė kohėn e Zogut. Njė patos satirik tepėr i ashpėr pėrshkon vjershat "Fisnikėt e Shqipėrisė" dhe "Republika Shqiptare".
    Tema shoqėrore i ka frymėzuar Asdrenit edhe vjersha ku ai shfaq shpresėn tek populli, si vjersha "Lulėkuqja" (1912), ēuditėrisht e thjeshtė dhe plot lirizėm, po edhe plot forcė ku nėpėrmjet kėtij simboli tė gjetur bukur himnizohet populli dhe pohoet besimi tek ai.
    Asdreni e pasuron letėrsinė tonė edhe nė lirikėn e dashurisė dhe nė lirikėn e natyrės. Lirika e tij e dashurisė trajton tema tė ndryshme dhe dallohet nga konkretėsia, ēiltėrsia, thjeshtėsia, nga njė lirizėm i ngrohtė qė shkrihet herė-herė me njė humor tė lehtė. Asdreni shkruan edhe balada me subjekt me kėngė dashurore qė u pėrhapėn nė popull.
    Nė fazėn e dytė tė krijimtarisė Asdreni shkruan lirika dashurie disi tė stėrholluara dhe abstrakte qė dėshmojnė se rėnia shpirtėrore pėr shkak tė atmosferės mbytėse qė e rrethon, i ka dėmtuar edhe frymėzimin. Poeti kėrkon shumė nė fushėn e formės dhe thith edhe nga rrymat moderniste tė kohės, po jo me shumė sukses.
    Nė lirikėn e natyrės Asdreni tregohet tepėr origjinal duke na e dhėnė natyrėn (pėr herė tė parė nė krahasim me rilindėsit e tjerė) tė shkrirė me jetėn e vet. Mė shpesh nė lirikat e veta tė natyrės. Asdreni do na japė tablo tė gjalla, konkrete e tė dhimbshme tė vendlindjes.
    Asdreni e pasuron nė mėnyrė tė veēantė poezinė tonė edhe nė lėmin e formės, duke krijuar lloje tė reja strofash e vargjesh, duke lėvruar madje edhe vargun e lirė. Ai sjell nė letėrsinė tonė njė figuracion tė begatshėm. Simbolet, krahasimet dhe epitetet e tij shquhen nė pėrgjithėsi pėr origjinalitetin e tyre. Poezitė mė tė bukura Asdreni i shkruan kur shkrin origjinalitetin nė brendi e nė formė me thjeshtėsi. Poeti ka meritėn qė e lidhi poezinė tonė me poezinė bashkėkohore evropiane.
    Veēse nė kėrkimet e tij pėr forma tė reja Asdreni nuk ka sukses kur nuk i mbetet besnik individualitetit tė vet krijues.
    Nė poezinė e Asdrenit ka njė farė racionalizmi qė nė vjershat mė tė mira mėnjanohet nga shpėrthimi i ndjenjės ose vėshtrimi i realitetit nėpėrmjet prizmit tė humorit tė shėndetshėm fshatarak.
    Asdreni ėshtė njė figurė tepėr origjinale dhe e ndėrlikuar si poet. Poezia e tij, ndonėse nuk pati ndikimin e asaj tė Naimit dhe tė De Radės, e pasuroi nė mėnyrė tė ndjeshme letėrsinė tonė.





    Hymni Kombėtar

    Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
    Me njė dėshire me njė qėllim,
    Tė gjithė Atij duke u betuar,
    Tė lidhim besėn pėr shpėtim.

    Prej lufte veē ai largohet,
    Qė ėshtė lindur tradhėtor,
    Kush ėshtė burrė nuk frigohet,
    Po vdes, po vdes si njė Dėshmor.

    Nė dorė armėt do ti mbajmė,
    Tė mbrojmė Atdheun nė ēdo vend,
    Tė drejtat tona ne si ndajmė,
    Kėtu armiqtė s'kanė vend.

    Se Zoti vet e tha me gojė,
    Qė kombe shuhen pėrmbi dhe,
    Po Shqiperia do tė rrojė,
    Pėr te, pėr te luftojmė ne.

    Ardreni



    Sa te Dua Shqiperi

    Sa te dua, o Shqiperi,
    sa me mall ndiej e sa deshire,
    per ty gaz e dashuri
    mu ne zemer me ka mbire!

    Se per mua, o Atdhe,
    je nje lule aq e vyer,
    sa nuk gjendet permbi dhe
    shpirtin tim per te ushqyer!

      Ora ėshtė Thu May 16, 2024 12:05 am